Në Klinikën Dentare Bloom, dentistria estetike është një fushë e
specializuar që synon të krijojë një pamje të përkryer të dhëmbëve
tuaj, duke ju ofruar një buzëqeshje të shëndetshme, të ndritshme
dhe natyrale. Me përdorimin e teknologjisë moderne dhe
teknikave të avancuara, ne ofrojmë trajtime që përmirësojnë
estetikën e dhëmbëve tuaj dhe rrisin besimin tuaj
ZBARDHIMI I
DHËMBËVE
FASETA DENTARE
RESTAURIMI
ESTETIK
I DHËMBËVE
TRAJTIMET PËR
LINJAT & HAPËSIRAT
MIDIS DHËMBËVE
KONTURIMI I
DHËMBËVE
Përfitimet e Dentistrisë Estetike
në Klinikën Dentare Bloom:
Buzëqeshje të shndritshme
dhe natyrale
Korrigjimi i dëmtimeve
të vogla
Rezultate të qëndrueshme dhe efektive
Terapi Dentale
Terapia është ajo pjesë e stomatologjisë që merret me
parandalimin dhe mjekimin e dhëmbit në tërësi për fëmijë dhe të
rritur. Klinika dentare Bloom, me një përvojë të gjatë në terapi,
nëpërmjet përdorimit të materialeve dhe teknikave më të fundit,
bën të mundur që mos të ndjeni asnjë lloj bezdisje apo
shqetësimi pas trajtimit të dhëmbit.
Implantologji
Implantet dentare në klinikën Bloom janë zgjidhja ideale për të
zëvendësuar dhëmbët e humbur, duke ofruar rezultate natyrale,
të qëndrueshme dhe funksionale. Përdorim vida biokompatibile
të avancuara që integrohen në mënyrë perfekte në kockë, duke
ruajtur strukturën, estetikën dhe funksionin natyral të fytyrës.
Zbuloni kujdes dentar të personalizuar dhe teknologjinë më të
fundit për implantologji në Tirane.
Ortodonci
Ortodoncia është ajo pjesë e stomatologjisë që merret me
drejtimin ose lëvizjen e dhëmbëve duke përmirësuar estetikën
dhe funksionin e dhëmbëve tuaj. Disa nga anomalitë që
paraqiten në Ortodonci:
Grumbullimet dentare (dendësime të dhëmbëve, kur harku dhëmbor është më i shkurtër se sa diametri meziodestal)
Kafshime të hapura.
Kafshime të thella.
Kafshime të kryqëzuara (kur dhëmbët e poshtëm mbulojnë të sipërmet)
Klasa e dytë (kur nofulla e sipërme është më përpara se e poshtmja)
Klasa e tretë (kur nofulla e poshtme është më përpara se ajo e sipërmja)
Pedodonti
Pedodontia është degë e stomatologjisë që bën të gjitha llojet e
trajtimeve për dhëmbët e qumështit dhe dhëmbët e përhershëm
të fëmijëve nga 0-12 vjeç. Vëmendje kryesore i kushtohet
profilalaksisë, pra parandalimit të dëmtimit të dhëmbëve që
shkaktohet nga kariesi. Profilalaksia fillon me edukimin për
higjenën e gojës, dietën e duhur, aplikimit të uorit dhe
silantizimit (vulosjen e dhëmballëve).
Klinika jonë duke kombinuar kujdesin dhe delikatesën me
fëmijët tuaj dhe përdorimin e teknologjive të fundit, ju siguron
një trajtim efikas të problemeve siç janë: fluorizimi, mbushja,
trajtimi i kanaleve apo heqjet e dhëmbëve.
Paradontologji
Paradontologjia është ajo degë e stomatologjisë që merret me
parandalimin, diagnozën dhe kurimin e sëmundjeve të aparatit
mbështetës të dhëmbit si indi paradontal, gingiva dhe kocka.
Patologjitë inflamatore dhe degjenerative të njohura si
PERIODONTIT nëse lihen të pa kuruara bëjnë shkatërrimin e
indeve që rrethojnë dhëmbin duke cuar në humbjen e tij dhe
kockës.
Gingiviti është inflamacioni i gingivave. Një ndër arsyet që
shkaktojnë atë është një higjenë jo e mirë e gojës. Mbi pllakën
dentare të krijuar nga një higjenë e keqe mbivendosen bakteret
anaerobe. Toksinat e çliruara nga këto baktere shkatërrojnë indin
paradontal, pra lidhjen e dhëmbit me kockën.
Protezë dentare
Me rritjen e moshës ose për shkak të sëmundjeve të dhëmbëve
ose patologjive të tjera, një pacient mund të humbasë një ose më
shumë dhëmbë, deri në “edentulizëm” të plotë.
Protezat mund të jenë fikse ose të lëvizshme e mund të kenë si
qëllim: rindërtimin e një ose më shumë dhëmbëve (një kurorë e
montuar mbi një dhëmb të devitalizuar), zëvendësimin e një ose
më shumë dhëmbëve (një kurorë e montuar mbi një implant
titaniumi), ose fiksimin e dhëmbëve (proteza të cilat përdoren për
dhëmbët e lëvizshëm për shkak të një sëmundje parodontale).
Kirurgji Orale
Kirurgjia orale është ajo degë e stomatologjisë, që merret me
ndërhyrjet kirurgjikale në kavitetin oral. Procedurat e Kirurgjisë
Orale që Ofron Klinika Bloom:
Heqja e Dhëmbëve të Dëmtuar dhe Dhëmbëve të Pjekurisë
Heqja e Kisteve ose Tumoreve Orale
Korrigjimi i Malokluzioneve të Nofullës
Vendosja e Implantëve Dentare
Kirurgjia e Mishrave të Dhëmbëve
Procedura të Posaçme të Kirurgjisë Orale
Radiologji 2D/3D
Në Kliniken Dentare Bloom, përdorim teknologjinë më të
avancuar të radiologjisë dentare 2D dhe 3D për të siguruar
imazhe të qarta dhe të sakta që ndihmojnë në diagnostikimin e
saktë të problemeve orale dhe planifikimin e trajtimeve të
specializuara. Kjo teknologji na lejon të ofrojmë një shqyrtim më
të detajuar të strukturave orale, duke siguruar rezultate të
shkëlqyera dhe një qasje më të personalizuar për shëndetin tuaj
oral.
Përparësitë e Radiologjisë 2D/3D:
Imazhe të Qarta dhe të Detajuara
Diagnostikim i Saktë
Planifikim Efikas i Trajtimit
Doza të Ulëta të Rrezatimit
Mascherina Invisalign
Mascherinat Invisalign janë një opsion modern dhe efikas për radhitjen e dhëmbëve, duke përdorur një aparat ortodontik të lëvizshëm dhe transparent. Kjo metodë është e përshtatshme për individët që kërkojnë një alternativë më estetike dhe më komode për aparatet metalike, duke ofruar një trajtim efikas dhe të rehatshëm për radhitjen e dhëmbëve. Për pacientët që kanë nevojë për një zgjidhje ortodontike pa kompromentuar pamjen e buzëqeshjes, Invisalign është një mundësi ideale.