Dental Bloom

dentistria estetike

Buzëqeshja Juaj e Perkryer

Në Klinikën Dentare Bloom, dentistria estetike është një fushë e specializuar që synon të krijojë një pamje të përkryer të dhëmbëve tuaj, duke ju ofruar një buzëqeshje të shëndetshme, të ndritshme dhe natyrale. Me përdorimin e teknologjisë moderne dhe teknikave të avancuara, ne ofrojmë trajtime që përmirësojnë estetikën e dhëmbëve tuaj dhe rrisin besimin tuaj

ZBARDHIMI I DHËMBËVE
FASETA DENTARE
RESTAURIMI ESTETIK I DHËMBËVE
TRAJTIMET PËR LINJAT & HAPËSIRAT MIDIS DHËMBËVE
KONTURIMI I DHËMBËVE

Përfitimet e Dentistrisë Estetike
në Klinikën Dentare Bloom:

Buzëqeshje të shndritshme dhe natyrale

Korrigjimi i dëmtimeve
të vogla

Rezultate të qëndrueshme dhe efektive

Terapi Dentale

Terapia është ajo pjesë e stomatologjisë që merret me parandalimin dhe mjekimin e dhëmbit në tërësi për fëmijë dhe të rritur. Klinika dentare Bloom, me një përvojë të gjatë në terapi, nëpërmjet përdorimit të materialeve dhe teknikave më të fundit, bën të mundur që mos të ndjeni asnjë lloj bezdisje apo shqetësimi pas trajtimit të dhëmbit.

Logo rrethore me dhëmbin në mes - Terapi Dentale
Logo rrethore që nënkupton Implantologji

Implantologji

Implantet dentare në klinikën Bloom janë zgjidhja ideale për të zëvendësuar dhëmbët e humbur, duke ofruar rezultate natyrale, të qëndrueshme dhe funksionale. Përdorim vida biokompatibile të avancuara që integrohen në mënyrë perfekte në kockë, duke ruajtur strukturën, estetikën dhe funksionin natyral të fytyrës. Zbuloni kujdes dentar të personalizuar dhe teknologjinë më të fundit për implantologji në Tirane.

Ortodonci

Ortodoncia është ajo pjesë e stomatologjisë që merret me drejtimin ose lëvizjen e dhëmbëve duke përmirësuar estetikën dhe funksionin e dhëmbëve tuaj. Disa nga anomalitë që paraqiten në Ortodonci:

Ikonë që përfaqson Ortodoncinë
Ikone rrethore për Dentistrine Pediatrike

Pedodonti

Pedodontia është degë e stomatologjisë që bën të gjitha llojet e trajtimeve për dhëmbët e qumështit dhe dhëmbët e përhershëm të fëmijëve nga 0-12 vjeç. Vëmendje kryesore i kushtohet profilalaksisë, pra parandalimit të dëmtimit të dhëmbëve që shkaktohet nga kariesi. Profilalaksia fillon me edukimin për higjenën e gojës, dietën e duhur, aplikimit të uorit dhe silantizimit (vulosjen e dhëmballëve).

Klinika jonë duke kombinuar kujdesin dhe delikatesën me fëmijët tuaj dhe përdorimin e teknologjive të fundit, ju siguron një trajtim efikas të problemeve siç janë: fluorizimi, mbushja, trajtimi i kanaleve apo heqjet e dhëmbëve.

Paradontologji

Paradontologjia është ajo degë e stomatologjisë që merret me parandalimin, diagnozën dhe kurimin e sëmundjeve të aparatit mbështetës të dhëmbit si indi paradontal, gingiva dhe kocka. Patologjitë inflamatore dhe degjenerative të njohura si PERIODONTIT nëse lihen të pa kuruara bëjnë shkatërrimin e indeve që rrethojnë dhëmbin duke cuar në humbjen e tij dhe kockës.

Gingiviti është inflamacioni i gingivave. Një ndër arsyet që shkaktojnë atë është një higjenë jo e mirë e gojës. Mbi pllakën dentare të krijuar nga një higjenë e keqe mbivendosen bakteret anaerobe. Toksinat e çliruara nga këto baktere shkatërrojnë indin paradontal, pra lidhjen e dhëmbit me kockën.

Ikonë për Paradontologji
Ikone për protezat dentare

Protezë dentare

Me rritjen e moshës ose për shkak të sëmundjeve të dhëmbëve ose patologjive të tjera, një pacient mund të humbasë një ose më shumë dhëmbë, deri në “edentulizëm” të plotë. Protezat mund të jenë fikse ose të lëvizshme e mund të kenë si qëllim: rindërtimin e një ose më shumë dhëmbëve (një kurorë e montuar mbi një dhëmb të devitalizuar), zëvendësimin e një ose më shumë dhëmbëve (një kurorë e montuar mbi një implant titaniumi), ose fiksimin e dhëmbëve (proteza të cilat përdoren për dhëmbët e lëvizshëm për shkak të një sëmundje parodontale).

Kirurgji Orale

Kirurgjia orale është ajo degë e stomatologjisë, që merret me ndërhyrjet kirurgjikale në kavitetin oral. Procedurat e Kirurgjisë Orale që Ofron Klinika Bloom:

Ikonë për përfaqsimin e ndërhyrjeve kirurgjikale
Logo rrethore me shkrim 3D brenda - Radiologji

Radiologji 2D/3D

Në Kliniken Dentare Bloom, përdorim teknologjinë më të avancuar të radiologjisë dentare 2D dhe 3D për të siguruar imazhe të qarta dhe të sakta që ndihmojnë në diagnostikimin e saktë të problemeve orale dhe planifikimin e trajtimeve të specializuara. Kjo teknologji na lejon të ofrojmë një shqyrtim më të detajuar të strukturave orale, duke siguruar rezultate të shkëlqyera dhe një qasje më të personalizuar për shëndetin tuaj oral.

Përparësitë e Radiologjisë 2D/3D:

Mascherina Invisalign

Mascherinat Invisalign janë një opsion modern dhe efikas për radhitjen e dhëmbëve, duke përdorur një aparat ortodontik të lëvizshëm dhe transparent. Kjo metodë është e përshtatshme për individët që kërkojnë një alternativë më estetike dhe më komode për aparatet metalike, duke ofruar një trajtim efikas dhe të rehatshëm për radhitjen e dhëmbëve. Për pacientët që kanë nevojë për një zgjidhje ortodontike pa kompromentuar pamjen e buzëqeshjes, Invisalign është një mundësi ideale.

Përparësitë e Mascherinave Invisalign:

Ikone për protezat dentare
sqShqip